Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Gjermania i kërkon llogari Kinës: Sqaroni me detaje si u përhap pandemia, përndryshe…

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania i kërkon Kinës të japë shpjegime për përhapjen e koronavirusit.

Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller, kërkon një përgjigje zyrtare dhe një sqarim të hollësishëm nga Kina mbi pandeminë COVID-19.

Mediet gjermane raportojnë se ministri Müller ka kërkuar nga autoritetet kineze të jetë të hapur me botën, në këtë kohë të vështirë krize.

“Qeveria e Pekinit duhet të tregohet transparente dhe e hapur me botën, në këtë kohë të vështirë krize, që ka zaptuar botën”, ka thënë ministri gjerman, duke shtuar se “kjo duhet sqaruar, përndryshe humbet besimi para qëndrimit të Pekinit”.

Instituti i virologjisë së Wuhanit (WIV) e kundërshtoi tezën aktuale që virusi Sars CoV2 është një rrjedhje aksidentale, dhe theksoi dhe një herë teorinë eksistuese që virusi i lartpërmendur është shfaqur në tregun famëkeq të Wuhan-it.

SHKARKO APP