Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dalë në konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit me presidentin amerikan, Joe Biden. Putin i tha medias se ai dhe Biden kishin rënë dakord që ambasadorët e tyre duhet të ktheheshin në postet e tyre përkatëse dhe të rinisnin detyrat e tyre diplomatike.