
Pas takimit prej 5 orësh që mbajtën palët në Bjellorusi për të vendosur paqe në mes të luftës ruse në Ukrainë, disa shpërthime të mëdha janë dëgjuar rreth orës 18:40 me kohën lokale në lindje të qendrës së qytetit të Kievit. Shpërthimet u pasuan nga sirenat që dilnin në të gjithë qytetin.