Pas vr*sjes së kandidatit për president, kapet 600 mln euro kokainë

Vetëm pak orë pasi në Ekuador u vra me armë zjarri kandidati për president Fernando Villavicencio, një sasi rekord prej 8.8 ton kokainë është zbuluar nga autoritetet holandeze në portin e Roterdamit.

Lënda narkotike e fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori është kapur që në datën 13 korrik, por prokurorët holandezë e njoftuan operacionin vetëm këtë të enjte. Kjo sasi kokaine është më e madhja e sekuestruar ndonjëherë në vend, me vlerën e saj që përllogaritet në 600 milionë euro.

Vitet e fundit, Ekuadori është goditur nga një valë dhune që i atribuohet bandave të trafikut të drogës, e cila kulmoi ditën e djeshme me vrasjen e kandidatit për president, Fernando Villavicencio, i cili denoncoi korrupsionin dhe premtoi luftë ndaj trafikantëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?