Pasi e përdori Trump, OBSH thotë se ky ilaç nuk bën për Covid-19
OBSH ka këshilluar që remdesivir, një nga ilaçet që mori Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump kur u prek nga Covid-19, nuk duhet të përdoret në spitale sepse nuk ka prova që funksionon. Presidenti Trump ishte një nga mbështetësit e përdorimit të remdesivirit.
Komiteti udhëzues i OBSH-së, megjithatë, ka thënë se pacientët me Covid mund të jenë më mirë pa të. Nga ana tjetër, OBSH-ja ka publikuar një rekomandim kundër përdorimit të remdesivir te pacientët e shtruar në spital, pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes, pasi aktualisht nuk ka asnjë provë që remdesivir përmirëson mbijetesën dhe rezultatet e tjera te këta pacientë.
Ky rekomandim, i lëshuar ditën e sotme (20 nëntor) është pjesë e një udhëzimi mbi kujdesin klinik për Covid-19 dhe është zhvilluar nga një grup ndërkombëtar.