Pasojat e luftës, 63 miliardë dollarë dëmet në infrastrukturën e Ukrainës
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar më shumë se 63 miliardë dollarë (47.8 miliardë paund) dëme në infrastrukturë. Ky është vlerësimi i ri i bërë nga Shkolla e Ekonomisë e Kievit.
Sipas vlerësimit, i cili përllogariti ndikimin ekonomik të pushtimit rus të Ukrainës deri më 24 mars, të paktën 4,431 ndërtesa banimi janë dëmtuar, shkatërruar ose konfiskuar, së bashku 92 fabrika, magazina dhe 378 shkolla.
Për më tepër, 12 aeroporte janë shkatërruar, dëmtuar ose kapur nga rusët bashkë me 7 termocentrale ose hidrocentrale. Kujtojmë se forcat ruse nisën sulmin ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt.