Paundi ndjek Brexit – Bie në nivelin më të ulët në 7 muaj, pas humbjes së May në parlament

Paundi ra në nivelin më të ulët në 7 muaj kundër dollarit amerikan, duke ndjekur humbjen e votimit të Kryeministres Thersa May në Shtëpinë e Lordëve mbi legjislacionin e saj të Brexit.  Paundi ra në 2 ditët e para të kësaj jave, ndërkohë që investitorët do të monitorojnë një votim tjetër më vonë gjatë javës, kësaj here në dhomën e ulët të parlamentit.

Shtëpia e Lordëve mbështeti një amendament për t’i dhënë më shumë fuqi parlamentit në negociatat me Bashkimin Europian.   Votimi në dhomën e ulët mund të përcaktojë më tej rezultatin e bisedimeve për Brexit.  Sipas analistëve, mungesa e fuqisë për Theresa May, ka shtuar pasiguritë.  Paundi ra në 1.32 kundër dollarit, që është niveli më i ulët që prej muajit Nëntor.

Kundër euros, ra në 0.87.  Interesat e borxhit 10-vjeçar të Britanisë humbën 20 pikë bazë në 1.27%, që është niveli më i ulët në 2 javë.   Perspektiva e paqartë mbi tkurrjen e politikave monetare ka shtuar gjithashtu presionet për paundin.  Pritshmëritë për një ndërhyrje në muajin Gusht kanë rënë dhe tregjet e parasë kanë vlerësuar një mundësi prej 47% për një rritje të normës bazë me 0.25%.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?