PBB gjermane u rrit me 1.5 për qind në 2018-ën, norma më e dobët në pesë vjet

Ekonomia gjermane u rrit me 1.5 për qind në 2018, norma më e dobët në pesë vjet dhe një ngadalësim i qartë nga viti i kaluar, sipas një raporti paraprak nga Zyra Federale e Statistikave.

Ekonomia më e madhe e Evropës është duke luftuar me një ftohje të ekonomisë globale, së pari mosmarrëveshjet tregtare të shkaktuara nga politikat e Presidentit amerikan Donald Trump dhe rreziku që Britania të largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje në mars.

“Ekonomia gjermane u rrit për të nëntin vit radhazi, ndonëse rritja ka humbur vrullin”, tha zyra e statistikave, duke shtuar se rritja ishte kryesisht e nxitur nga kërkesa e brendshme me konsumin e ekonomisë familjare dhe shpenzimet shtetërore edhe gjatë vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja u ngadalësua në 1.5 për qind nga 2.5 për qind në vitin e mëparshëm, tha zyra e statistikave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Importi u rrit me ritme më të shpejta se eksportet, duke nënkuptuar se tregtia neto pati një efekt të lehtë rënës në rritjen e përgjithshme të PBB gjermane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?