PE rezolutë kundër Sheshelit: Haga të rishqyrtojë lirimin e tij
Në tekstin e rezolutës dënohet “luftënxitja e Sheshelit, nxitja për urrejtje dhe inkurajimi i pretendimeve territoriale dhe përpjekjet e tij për zhvendosjen e Serbisë nga rruga evropiane”, raporton REL. Më tutje, theksohet se retorika e tij “ka rihapur plagët psikologjike të viktimave nga lufta dhe mizoritë në vitet ‘90”.
Në rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian kërkohet që Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Hagë të “ndërmarrë masa për rishqyrtimin e ekzistimit të kushteve për lirim të përkoshshëm nën rrethanat e reja”. Më herët këtë muaj, Tribunali i Hagës e ka liruar Sheshelin për shkaqe shëndetësore, para se të marrë vendim në procesin e mbajtur kundër tij.