PE voton sot për përdorimin e Certifikatës Digjitale COVID
Parlamenti Evropian këtë të martë në seancën plenarë do të votojë për Certifikatën Dixhitale Evropiane COVID , e cila do të lehtësojë lëvizjen e lirë brenda BE-së nga 1 korriku.
Do të ketë një diskutim me Komisionerin e Drejtësisë Didier Raiders dhe presidencën Portugeze dhe votimi do të zhvillohet në mbrëmje, rezultatet e të cilit do të shpallen të Mërkurën.
“Certifikata Evropiane COVID do të përdoret në të gjithë Evropën nga 1 Korriku ,” ka thënë një ditë më parë komisioneri i Drejtësisë Didier Raders.
Kujtohet se certifikata evropiane dixhitale COVID do të lëshohet nga autoritetet shtetërore dhe do të jetë në dispozicion në formë dixhitale ose të shtypur. Përmes saj do të vërtetohet kush është i vaksinuar ose kalimi do të bëhet dhe me një test negativ të bërë orët e fundit.
Një kornizë e përbashkët evropiane do të lejojë shtetet Anëtare të lëshojnë certifikata që janë të ndërveprueshme, të pajtueshme, të sigurta dhe të verifikueshme brenda BE-së.
“Shtetet Anëtare duhet të shmangin vendosjen e kufizimeve shtesë të udhëtimit të tilla si karantina, izolimi ose kontrollet nëse ato nuk konsiderohen të nevojshme dhe proporcionale për mbrojtjen e shëndetit publik,” tha Parlamenti Evropian në një deklaratë.