Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pence drejt Turqisë, thirrje për armëpushim me kurdët

Bota E mërkurë, 16 Tetor 2019 20:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zyrtarët turq thonë se Presidenti Recep Tayyip Erdogan, do të takohet me Nënpresidentin, Mike Pence dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, gjatë vizitës së tyre në Turqi, ku po shkojnë për të kërkuar ndaljen e inkursionit të Ankarasë në Sirinë verilindore. Erdogan i kishte thënë më herët një televizioni se Pence dhe Pompeo do të takoheshin me homologët e tyre këtë javë. Turqia filloi ndërhyrjen ushtarake në Siri, pas vendimit të ShBA-së për tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë. Presidenti Erdogan zotohet se nuk do të ndalë ofensivën derisa të pastrojë kufirin nga kurdët, të cilët ai i sheh si terroristë.

Turqia vazhdon të godas pozicionet e luftëtarëve kurdë në pjesën siriane të kufirit Turqi-Siri. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, nuk po jep shenja zmbrapsjeje, përkundër presion të madh ndërkombëtar. Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, po udhëton për në Turqi bashkë me sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin e presidentit për siguri kombëtare, Robert O’Brien.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fillimisht, zoti Erdogan tha se të dërguarit amerikanë mund të takohen me homologët e tyre në Turqi dhe se ai flet për situatën në Siri vetëm me Presidentin Trump. Zyrtarë të lartë në Turqi thanë se ai do të takohet me të dërguarit amerikanë, të cilët do të provojnë ta bindin atë për armëpushim. Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Turqinë me sanksione të ashpra nëse sulmet kundër luftëtarëve dhe civilëve kurdë luftimet nuk ndërpriten. “Vendosëm sanksionet më të ashpra që mund të imagjinohen. Nëse Turqia nuk ndryshon pozicion, ashpërsojmë sanksionet duke përfshirë edhe tarifën në çelik. Ata eksportojnë shumë çelik në Shtetet e Bashkuara. Përfitojnë shumë para me këtë, por më nuk do të përfitojnë”, tha Presidenti Trump.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kritikët mendojnë se sanksionet nuk kanë ndikim dhe se janë të pakuptimta. Madje ata shtojnë se ato mund të jenë vënë sa për të qetësuar ligjvënësit amerikanë që kanë kritikuar zotin Trump për braktisje të kurdëve, që ishin aleatë amerikanë në luftën e terrorizmit. Analistët mendojnë se është e qartë se Presidenti Trump po mundohet të shmangë armiqësimin me homologun e tij Erdogan. “Shtëpia e Bardhë po kërkon armëpushim. Që nënkupton se Presidentit Erdogan do t’i mundësohet largimi me fitoret ushtarake që arriti në ditët e fundit në terren. Kjo tregon se Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron të rrisë tensionet, por në varësi nga reagimi i Kongresit, kjo mund të ndryshojë”, thotë analisti nga Instituti i Lindjes së Mesme, Gonul Tol.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 7 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 8 orësh

Një analist tjetër thotë se Presidenti Trump mund të jetë duke pritur që përparimin e ushtrisë turke ta pengojnë luftëtarët qeveritarë sirian, të mbështetur nga Rusia. “Mendoj se në këtë pikë, administrata Trump po luan për kohë, ndërsa isa shohim regjimin e Asadit dhe aleatët rus duke përparuar në zonë, duke fituar terren në disa territore që ishin nën kontrollin e forcave demokratike siriane. Prandaj në më pak se një javë, mund të vijmë në situatë që ofensiva turke të jetë e parealizueshme”, thotë analisti nga Fondacioni për Mbrojtje të Demokracive, Aykan Edemir. Media shtetërore ruse, sot transmetoi pamje të ushtarëve rusë teksa patrullojnë në zonën që ndanë ushtrinë siriane dhe atë turke. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavror, deklaroi se Rusia është e përkushtuar të ofrojë siguri për rajon dhe se pop unojnë në ndërmjetësimin e një zgjidhjeje midis qeverisë siriane dhe Turqisë. /VOA/

Etiketat e lidhura

ArmepushimiMike PenceSyriaTurkeyUSA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 4 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.