FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Peniani kërcënon SHBA nëse vendosen sanksione

Shtetet e Bashkuara do të paguajnë një çmim të lartë nëse do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut në mbledhjen që Këshilli i Sigurimit do të mbajë në Nju Jork.

Përmes një deklarate të publikuar në median shtetërore, Ministria e Jasthme e Koresë së Veriut deklaroi se Peniani do të kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë, në rast se Shtetet e Bashkuara vendosin një rezolutë ilegale kundër tyre.

“Masat e ardhshme që do të merren nga Republika e Koresë së Veriut do të shkaktojnë dhimbjen dhe vuajtjen më të madhe që Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar në gjithë historinë e tyre,”shkruhej në deklaratën e Ministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të votojë sot kufizimet e reja, mes të cilave përfshihen një embargo për naftën si dhe një ngrirje e pasurive të udhëheqësit të vendit, Kim Jong-un.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht mbështetjes së hapur që Shtetet e Bashkuara kanë marrë për këtë paketë të re masash, Rusia dhe Kina mund të vendosin veton, pasi e shohin me skepticizëm efektshmërinë e këtyre sanksioneve.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë kërkuar vendosjen e masave më të ashpra kundër Koresë së Veriut, pas testit më të fundit nuklear të vendit, që ndodhi vetëm një javë më parë.

Pajisja që sipas Penianit ishte një bombë hidrogjeni, është më e fuqishmja e testuar deri më tani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?