Për 5 minuta zbulon nëse je i infektuar, nis shpërndarja e testeve
Pandemia e Covid-19 ka frikësuar botën dhe të gjithë duan përgjigjen nga mjekësia nëse janë të infektuar. Duket se në Itali diçka e tillë është gjetur. Media italiane “La Republica”, thotë se ky test do të lehtësojë punën e mjekëve dhe do të jap një kontroll më të shpejtë për frenimin e përhapjes së pandemisë që tashmë ka mbyllur të gjithë botën në shtëpi për shkak të frikës së infektimit në masë.
Sipas shkrimit, thuhet edhe se shpërndarjet e para janë bërë në spitalet që akne më shumë të prekur dhe fluks pacientësh nga CoVid-19. Testi është prodhuar nga kompania ”Innoliving of Ancona”, së bashku me një marrëveshje me kompaninë multinacionale ”Zhezhiang Orient Gene Biotech Co Ltd”.
Italia vijon të jetë nën “kthetrat” e virusit vdekjeprurës, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 743 të vdekur, duke e çuar në total numrin e viktimave në 6820. Gjatë këtyre orëve janë infektuar 5249 persona më shumë duke e çuar numrin në 69 176. Sipas mediave italiane 3396 pacientë po kurohen në repartet e terapisë intensive e regjistrojnë 192 pacientë më shumë gjatë 24 orëve në gjendje kritike për shërbime. Bëhet me dije se në struktura spitalore po kurohen 21 937 pacientë e 28 697 në qytet shtëpie.