Për herë të parë në historinë amerikane, një kongresmene betohet në Kuran

23 vjet pasi e braktisi një kamp refugjatësh në Kenia të Afrikës, Ilhan Omar u bë kongresmenja e parë amerikane me mbulesë. Për të u ndryshuan edhe rregullat e betimit.

Ajo u lejua të qëndronte në sallën e Kongresit me veshje fetare dhe u betua duke vënë dorën mbi librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

Para betimit të saj, në SHBA ekzistonte një ndalesë 181-vjeçare për vendosjen e mbulesave të ndryshme në kokë. Sidoqoftë, kongresmenja thotë se një gjë të tillë ia lejon neni i parë i kushtetutës amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Askush nuk ma vë këtë mbulesë në kokë, unë e vendos atë. Është zgjedhja ime dhe kjo mbrohet me nenin e parë të kushtetutës. Kjo nuk është ndalesa e fundit për të cilën unë do të punoj që të hiqet”, tha Omar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?