Për herë të parë në historinë e Zelandës së Re, një indigjene ministre e Jashtme

Partia Laburiste në Zelandën e Re, nën udhëheqjen e kryeministres Jacinda Ardern, e cila fitoi zgjedhjet më 17 tetor, për ministre të Jashtme e emëroi një politikane, pjesëtare e indigjenëve të popullit Maori.

Sipas mediave lokale, Nanaia Mahuta e cila në qeverinë e mëparshme të koalicionit ishte ministrja e Shtetit për Autoritetet Lokale dhe Zhvillimin e Popullit Maori, u bë kryediplomatja e parë e vendit nga ky popull.

Ardern dhe Partia e saj Laburiste në zgjedhje fitoi 49% të votave, duke siguruar 64 vende në Parlamentin prej 120 vendesh, ndërsa prej vitit 1996 për herë të parë në vend është hapur rruga për qeverisjen e një partie të vetme në pushtet.

Mahuta, kur u zgjodh në vitin 1996 në Parlament ishte gruaja e parë deputete nga populli indigjen. Ajo përfaqëson rajonin Te Tai Hauauru ku jeton populli Maori.

Në mjekrën e saj, paraardhësit e së cilës janë udhëheqësit e popullit Maori, gjendet një tatuazh tradicional Maori e quajtur “Moko kauae”.

Afërsisht gjysma e Parlamentit të ri të Zelandës së Re përbëhet nga deputete gra.

SHKARKO APP