Përdhunohen në grup dy vajza, njëra 2 dhe tjetra 5 vjeç

 

Dy vajza, njëra pesë vjeç dhe tjetra vetëm 2 vjeç e gjysmë, u përdhunuan në Delhi të Indisë, në dy raste të veçanta.

Viktima më e re ishte duke parë televizor, kur u rrëmbye në shtëpinë e saj nga dy persona me motoçikleta.

Ajo u gjet më vonë pa ndjenja dhe e gjakosur.

Në të njëjtën ditë, një vajzë 5 vjeç u përdhunua nga tre burra.

Dhuna seksuale mbetet një problem shumë i rëndë në Indi.

Javën e shkuar, një vajzë 4 vjeç u përdhunua dhe u la mbi shinat e trenit.

SHKARKO APP