Përdoruesit nën 16 vjeç në Australi humbasin aksesin në Meta Al
Kompania Meta ka nisur një fushatë paralajmërimi për qindra mijëra adoleshentë australianë në ditët në vijim, llogaritë në Instagram, Facebook dhe Threads që u përkasin përdoruesve nën 16 vjeç do të hiqen përpara hyrjes në fuqi të ndalimit zyrtar, të planifikuar më 10 dhjetor.
Që prej 4 dhjetorit, platforma ka filluar të çaktivizojë profilin e të miturve dhe të bllokojë regjistrimet e reja për përdoruesit nën 16 vjeç. Ky proces prek një numër të madh përdoruesish, me të paktën 350 milionë llogari në Instagram dhe 150 milionë në Facebook.
Paralajmërimet po shpërndahen përmes email-it, SMS-ve dhe njoftimeve brenda aplikacionit, me një mesazh të qartë: “Për shkak të rregulloreve australiane, përdoruesit kanë dy javë kohë për të ruajtur ose fshirë të dhënat e tyre.”
Meta u kërkon të miturve të shkarkojnë postimet, bisedat dhe të dhënat e tyre personale, si dhe të lënë një informacion kontakti për mundësinë e riaktivizimit të llogarisë pasi të mbushin 16 vjeç.
Ky vendim vjen pas rregullave më të rrepta të Australisë për mbrojtjen e të miturve në internet, duke synuar sigurinë e adoleshentëve dhe kontrollin mbi përmbajtjen që ata përdorin.
KOHA JONË SONDAZH

