Përfshihet nga flakët xhamia historike në Turqi
Xhamia historike në Stamboll është përfshirë nga flakët. Mediat turke shkruajnë se xhamia Vanikoy gjendet në pjesën aziatike të Stambollit.
Zjarrfikësit u munduan të parandalojnë që zjarri të arrinte në një pyll prapa xhamisë dhe shtëpitë afër saj, teksa raportohet se vetë xhamia ka marrë dëmtime të rënda.
Xhamia ka strukturë prej druri, me një minare. Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur.
Xhamia u ndërtua në 1670 nga Vani Mehmet Efendi. Me vetëm një minare dhe një ballkon minareje, xhamia drejtkëndëshe ishte bërë kryesisht nga druri.