Përfundon takimi i Trump me ekipin në Shtëpinë e Bardhë, ende asnjë vendim për marrëveshjen me Iranin
Ka përfunduar takimi i presidentit amerikan Donald Trump me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në dhomën e menaxhimit të krizave në Shtëpia e Bardhë, ku u diskutua mbi një marrëveshje të mundshme me Iranin.
Takimi zgjati rreth dy orë, por presidenti nuk arriti të marrë një vendim përfundimtar lidhur me marrëveshjen e re që po diskutohet mes dy vendeve.
Një zyrtar i lartë amerikan, deklaroi se administrata amerikane beson se palët janë pranë një dakordësie, megjithatë disa çështje mbeten ende të hapura për negociim. Ndër temat kryesore që po diskutohen është edhe zhbllokimi i fondeve për iranianët, një pikë që vazhdon të mbetet sensitive në bisedime. As udhëheqja në Washington dhe as ajo në Teheran nuk kanë dhënë ende miratimin përfundimtar për marrëveshjen.
KOHA JONË SONDAZH

