Përkeqësohet situata në Itali nga koronavirusi: Tani 58 të infektuar, 2 të vdekur. Shenohet rasti i parë në Milano e Piemonte
Koronavirusi mbërrin në Itali. Deri tani shënohen dy viktima ndërkohë numri i të prekurve që rezultojnë pozitiv ndaj këtij virusi sa vjen e rritet. Në dy rajonet ku është përhapur virusi janë Lombardia dhe Veneto. Dy viktima janë shtetas italianë. Një 78 vjeçar në Veneto dhe një 77 vjeçare në Lombardi.
Lajmi është në perditesim të vazhdueshëm
Ora 19:21 Shkon ne 58 numri i te infetuarve
Vijon të zgjerohet rrethi i të infektuarve me virus. Bilanci i pacientëve që rezultojnë pozitivë arrin në 59 ndërsa përvec Lombardisë dhe Venetos është regjistruar dhe rasti i parë në Piemonte dhe në Milano.
Ndërkohë shënohen 46 raste në Lombardia dhe 12 në Veneto.
17:59 Rezulton e infektuar infermierja që trajtoi “pacientin zero” në Lodi
Infermierja që trajtoi pacientin 38-vjeçar ka rezultuar si pozitive me koronavirusin e ri.
Pacienti zero ishte një person që ishte vënë në karantinë qysh ditën e premte në shtëpinë e tij, ku jetonte vetëm.
Ai është transportuar në spitalin e Piacenzas brenda natës, pasi ka shfaqur simptomat e para të virusit.
Momentalisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet nga mjekët.
16:51 Shënohet një rast i prekur me koronavirus në Piemonte
Një rast i prekur më kronavirus është shënuar në Piemonte.
Pas testit personi ka rezoltuar pozitiv si i prekur.
Ky është rasti i parë i regjistruar me këtë virus në këtë zonë.
Pacienti është një 40-vjeçar nga Turin, dhe është infektuar pasi ka ardhur në kontakt me disa persona në Lombardi.
Ndërkohë familjarët e tij janë në mbikëqyrje.
Ora 15:59 – Apeli i pediatërve italiane: Prindër, mos i sillni fëmijët në spital
Për të përballuar emergjencën e koronavirusit, pediatërit italianë kanë dhënë një apel për prindërit që sjellin fëmijët në dhomat e emergjencës apo në pediatri, nëse kanë probleme me rrugët frymëmarrëse, kollë, temperaturë apo janë ftohur.
“Duhet limituar kontakti mes të sëmurëve dhe atyre që janë të shëndetshme, për të shmangur përhapjen. Është më mirë që të merren këshilla përmes telefonit” – shprehet presidenti i federatës mjekësore të pediatërve në Itali, Paolo Biasci.
Sipas tij, këto simptoma mund të menaxhohen përmes telefonit dhe ilaçeve që sugjerojnë mjekët e familjes.
Ora 15: 07 – Autoritetet lokale të Veneto e Lombardia kanë dalë në një konferencë për mediet me të dhënat e fundit mbi epideminë e koronavirus në Itali
Deri më tani janë 51 persona të infektuar më koronavirus, 39 prej tyre janë në Lombardi e 12 në rajonin e Venetos,
Dy viktima janë shtetas italiane. Një 78 vjeçar në Veneto dhe një 77 vjeçare në Lombardi.
Dy mjeke me koronavirus- Rastet e fundit të regjistruara janë 2 mjekë në Pavia e një 39 vjecare në Cremona e cila ka pasur kontakte pune me rastin e parë pozitiv me koronavirus në Lombardi , i cili dyshohet se e ka marrë pasi ka kaluar nëj darkë me pune me një koleg të tij të sapokthyer nga Kina.
Dy te tjere të infektuar janë familjarë të burrit të moshuar që humbi jetën mbrëmjen e së premtes. Ndërkohë autoritetet bëjnë apel që njerëzit të shkojnë në spital “vetëm nëse është e nevojshme”
Izolohet spitali ku vdiq i infektuari me koronavirus – Në spitalin Schiavonia, në provincën e Padovës ku ndërroj jetë dhe një nga viktimat janë izoluar 450 persona, 150 janë punonjës e 300 pacientë. Spitali është mbyllur e të gjithë do i nënshtrohen analizave mjekësore nëse janë prekur apo jo nga koronavirusi. Edhe personeli I cili nuk ka qenë dje në repart do t’i nënshtrohet testit.
Ndërkohë Kryeministri italian Conte informon se po merr në vlerësim marrjen e masave të jashtëzakonshme.
Prej tyre 39 janë në Lombardi, dhe 12 të tjerë në Veneto.
Ora 13: 37 – Deri tani 34 te infektuar ne dy rajonet e Italisë
Shkon në 34 numri i të infektuarve me koronavirus në 2 rajonet italiane të Lombardisë e Venetos.
27 prej tyre banojnë në Lombardi e 7 në Veneto.
7 personat pozitv me koronavirus në Veneto janë banorë të komunës Vo’ Euganeo ku jetonte dhe viktima e parë italiane një shtetas 78 vjecarë, 2 prej tyre janë familjarë të viktimës.
Autoritetet lokale të Lombardi e Veneto pritet të mbajnë një konferencë për mediat me informacionet e fundit mbi përhapjen e epidemisë, ndërsa Kryeministri Conte ka deklaruar se qeveria po merr në vlerësim aktivizimin e masave të jashtëzakonshme.
Ora 11: 25 Rritet bilanci i të prekurve nga koronavirusi në Itali.
Në orën 11:20 raportohet për 32 të prekur dhe 2 viktima.
29 të prekur të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në rajonet Lombardi e Veneto
27 të infektuar janë banorë në rajonin e Lombadisë
3 pacientë po kurohen në rajonin e Lazios mes të cilëve çifti kinez e një prej 55 italianëve të kthyer nga Ëuhan
2 të infektuar janë banorë në rajonin e Venetos
78 vjeçari është vërtetuar zyrtarisht se është viktimë e koronavirusit dhe ka qenë banues në provincën e Padovës në rajonin e Venetos
Për viktimën tjetër, një grua pritet të dalin rezultatet e analizave për të konfirmuar zyrtarisht. Ajo banonte në Lombardi.
Pritet një konferencë për mediat e autoriteteve lokale të dy rajoneve Lombardi e Veneto
Ora 09: 50 Koronavirusi mberrin ne Itali
Koronaviursi mbërrin në Itali: Një i vdekur dhe 21 të infektuar është bilanci deri më tani i epidemisë në Itali.
Personat e infektuar janë 16 në rajonin e Lombardisë, 2 në Veneto e 3 në Lazio.
Viktima banonte në territorin e Venetos.
5 nga personat e prekur me virus janë mjekë.
17 rastet e fundit janë regjistruar në më pak se 24 orë.
Mes të infektuarve është dhe një grua shtatëzënë.
Italia mban për momentin rekordin në Europë për numrin më të lartë të personave me koronavirus.
19 mbërritën me “Diamond Princess” – Numrit të personave të infektuar nga koronavirusi në Itali u shtohen dhe 19 italianët në bordin e anijes Diamond Princess. Ata kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin ushtarak Pratica di Mare e janë shtruar në zonë militare Verignola në afërsi të Romës.
I infektuar dhe shoku i tij i letrave- Viktima e parë italiane, 78 vjecari banues në komunën Vo Euganea në provincën e Padovës prej disa ditësh ndodhej i shtruar në spital për probleme shëndetësore.
I infektuar me koronavirus është dhe një 67 vjecar, miku i viktimës, që frekunetonin të njëjtin bar e luanin së bashku me letra.
Ende nuk janë të qarta rrethanat se si viktima e miku i tij janë infektuar nga koronavirus e autoritetet informojnë se po punojnë për të verifikuar folenë e përhapjes së virusit.
Klientët e lokalit të frekuetuar nga viktima i janë nënshtruar testeve mjekësore për koronavirus.
Reagon kryeministri – “Të gjithë personat që kanë frekuentuar pacientët me virus janë vënë në izolim” është shprehur ministri italina i shëndetësisë Roberto Speranza, ndërsa Kryemonistri italian Giuseppe Conte ka garantuar se Italis është e gatshme ta përballoj këtë situatë e për momentin nuk ka ndërprerje të qarkullmit të personave në zonën Shengen.
Ndërkohë autoritetet mjekësore bëjnë thirrje se çdo persona që shfaq shenjat e virusit të mos paraqitet në strukturat mjekësore por të telefojë duke marë shërbimin e urgjencës në banesë.
Ndërkohë janë vënë në izolim të plotë duke mos lejuar hyrjen e daljen e banorëve nga territori, të gjitha komunat ku janë verifikuar rastet e personave të prekur me koronavirus.
/Ora News