Përleshje midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, vriten disa ushtarë në kufi

Armenia dhe Azerbajxhani janë përfshirë ditët e fundit në një konflikt të armatosur që ka rezultuar me vdekjen e disa ushtarëve në rajonin kufitar. Të dy vendet akuzojnë njëri tjetrin për fillimin e provokimeve, ndërsa janë në konflikt që kur rajoni i Nagorno Karabakut me shumicë armene, që shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani.

Shtatë ushtarë të Azerbajxhanit, përfshirë një gjeneral, dhe katër ushtarë të Armenisë u vranë në përleshjet e fundit me artileri të rëndë në zonën kufitare. Dy vendet fqinje, që kanë zhvilluar një luftë në vitet 1990 për kontrollin e rajonit të Nagorno Karabakut, fajësuan njëri tjetrin për fillimin e sulmeve tri ditë më parë.

Ndërkohë 16 civilë janë vrarë që kur nisi shkëmbimi i zjarrit në pjesën veriore të kufirit. Dy vendet janë prej vitesh në konflikt mbi kontrollin e rajonit separatist të Nagorno Karabakut. Mësohet se përplasjet e fundit janë larg Nagorno Karabakut dhe direkt midis dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se “udhëheqja politike dhe ushtarake e Armenisë do të mbajë gjithë përgjegjësi për provokimin”. Ndërsa kryeministri armen, Nikol Pashianin, e akuzoi Azerbajxhanin për “provokime” dhe tha se ato nuk do të kalojnë pa përgjigje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

Përplasjet vijnë disa ditë pasi presidenti azer Aliyev foli për mundësinë e një lufte të re me Armeninë dhe dënoi bisedimet e ngecura për paqe.

Më 7 korrik, ai kërcënoi të tërhiqet nga negociatat “nëse ato nuk japin rezultate”.

Nagorno Karabaku është një rajon i banuar me shumicë armene, që shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani në mes të luftës së viteve 1988-1994, lufta nga e cila kanë humbur jetën mbi 30,000 vetë.

Që nga viti 1994, rajoni është nën kontrollon e forcave etnike armene, që Azerbajxhani thotë se përfshijnë trupa të furnizuara nga Armenia. Pretendimi i rajonit për pavarësi nuk është njohur nga asnjë vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?