Përmbytet Gjermania, vdesin tre persona
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Baden-Wuerttemberg, në jugperëndim të Gjermanisë. Sipas ministrisë së Brendshme, një 60-vjeçar humbi jetën në një parkim nëntoksor makinash, i cili u mbush me ujë në pak minuta si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, duke bërë të pamundur shpëtimin e tij.
Një zjarrëfikës humbi jetën në tentativë për të shpëtuar një tjetër person, i cili vdiq gjithashtu.
150 zjarrfikës janë angazhuar për të pastruar qendrën e qytetit dhe shumë të tjerë ndodhen në gatishmëri për të evakuar banorët nga shtëpitë e përmbytura.
Ngjarja vjen dy ditë pasi rrufeja plagosi rëndë tre të rritur dhe me lehtë 29 fëmijë. Këta të fundit u prekën gjatë një ndeshje futbolli në qytetin Hoppstaedten. Nga mosha nëntë deri në 11 vjec, fëmijët u dërguan ne spital për të marrë ndihmën e nevojshme, bashkë me arbitrin që gjithashtu u plagos.
Rrufeja goditi edhe Francën, duke plagosur rende nëntë persona në veri dhe 11 në Paris. Sipas ministrisë së Brendshme, 6 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse tetë prej tyre ishin fëmijë të cilët po festonin një ditëlindje në një park të kryeqytetit francez. Ngjarja më e rëndë u shënua në Poloni, ku një person humbi jetën si pasojë e vetëtimave dhe rrufesë.
KOHA JONË SONDAZH

