Përmbytjet masive në Europë, bilanci tragjik shkon në 120 viktima

Europa është e ndarë në mes, në një pjesë nga përmbytje të frikshme dhe në tjetër verë të nxehtë. 120 persona kanë vdekur dhe disa qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur në Europë, pas përmbytjeve masive që përfshinë pjesën perëndimore të kontinentit të vjetër.

Shirat rekord bënë që lumenjtë të dalin nga shtretërit dhe të shkatërrojnë të gjithë rajonin. Në Gjermani, ku bilanci i vdekjeve ka shkuar mbi 100, kancelarja Angela Merkel bëri thirrje për një betejë të vendosur kundër ndryshimeve të klimës.

Në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër nuk ka një bilanc viktimash, pavarësisht se përmbytjet kanë qenë të mëdha. Shumë faktorë kontribuojnë tek përmbytjet, por ngrohja e atmosferës e shkaktuar nga ndryshimet e klimës i bën shirat ekstreme më të shpeshta.

SHKARKO APP