Përpjekjet për aneksim, Thesari në SHBA u vendos sanksione 5 rusëve në rajonin e Krimesë
Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar ditën e sotme se zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja ka caktuar sanksione për pesë individë dhe tre subjekte që lidhen me okupimin e Rusisë në rajonin e Krimesë të Ukrainës si dhe abuzimet e rënda me të drejtat e njeriut kundër popullsisë lokale.
Kështu, vendosen sanksione ndaj individëve që kanë pohuar autoritetin qeveritar mbi rajonin e Krimesë të Ukrainës pa autorizimin e Ukrainës, si dhe individëve dhe subjekteve të synuara për të vepruar në rajonin e Krimesë.
“Veprimet e sotme demonstrojnë angazhimin e palëkundur të Departamentit të Thesarit për të kundërshtuar sulmin e Rusisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut të Rusisë kundër ukrainasve. Disa prej këtyre individëve dhe entiteteve janë sanksionuar kohët e fundit nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia,” thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.
“Hapi është marrë në bashkëpunim me aleatët dhe përfaqëson angazhimin e vendosur të bashkësisë ndërkombëtare për ta bërë Rusinë përgjegjëse për orvatjen e aneksimit të Krimesë,” tha Drejtori i OFAC Andrea M. Gacki.
“Këto caktime i imponojnë Rusisë kosto shtesë për integrimin e saj me forcë në Krime dhe nxjerrin në pah abuzimet që kanë ndodhur nën përpjekjen e Rusisë për aneksim. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur sovranitetin e Ukrainës: Krimea është Ukrainë. ”