Përplasen dy avionë në Alaska, 7 të vdekur në incident. Mes viktimave, një zyrtar amerikan
Dy avionë janë përplasur në ajër në Alaska, duke bërë që 7 persona të humbin jetën nga ky incident i rëndë ajror.
Aksidenti fatal për 7 njerëz ka ndodhur afër Aeroportit të Soldotnas, qytezë në Gadishullin Kenai.
Në mesin e viktimave ka qenë edhe ligj-vënësi amerikan, Gary Knoop, njëkohësisht anëtar Republikan i Dhomës të përfaqësuesve të Shtetit, raoportojnë mediat e huaja.
Knoop ka qenë duke pilotuar njërin avion, ku ndodhej i vetëm, ndërsa 6 persona të tjerë ishin në bordin e avionit tjetër.
Gjashtë nga pasagjerët ndërruan jetë në vendngjarje, kurse njëri ndërroi jetë rrugës për në spitalin qendror të Gadishullit.
Autoritetet janë duke e hetuar rastin, ndërsa nuk dihet se cili avion ka goditur tjetrin.