Përplasja me Trump i jep “frymëmarrje” politike Macronit, rritet popullariteti i tij në Francë
Qëndrimi i Emmanuel Macronit ndaj zhvillimeve ndërkombëtare dhe përplasja e tij me presidentin amerikan Donald Trump, kanë sjellë një rritje të lehtë të popullaritetit të tij, megjithatë ky mbetet ende në nivele të ulëta.
Sipas barometrit IFOP, i cili prej 65 vitesh mat popullaritetin e liderëve francezë, Macron fiton dy pikë gjatë muajit janar, duke e çuar nivelin e simpatizimit ndaj tij në 20%, në një klimë të tensionuar gjeopolitike.
Pavarësisht nivelit të ulët të popullaritetit, situata ndërkombëtare duket se i ka dhënë presidentit francez një “frymëmarrje” politike. Në fund të vitit të kaluar, popullariteti i tij kishte rënë në 16%, shumë pranë minimumit historik të François Hollande në vitin 2014, i cili ishte 13%.
Kjo rritje e lehtë i atribuohet kryesisht tronditjeve gjeopolitike ndërkombëtare dhe përplasjes me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Ndërkohë, kryeministri Sébastien Lecornu sheh rënie të popullaritetit të tij në 33%, duke humbur dy pikë gjatë janarit.
Pavarësisht kësaj rënieje, është hera e parë që nga vitet 1980 që një kryeministër nuk pëson një kolaps të ndjeshëm të popullaritetit pas përdorimit të nenit 49.3, i cili i lejon qeverisë të miratojë ligje pa votën e Asamblesë Kombëtare, siç ndodhi së fundmi me buxhetin shtetëror për vitin 2026.
KOHA JONË SONDAZH

