Përplasje e fortë mes bandave në burg, dhjetëra tentojnë arratisjen. Ka viktima (FOTO)

Një situatë e pazakontë nga ndodhur në një burg në Ekuador, aty ku të paktën 2 të burgosur mbetën të vrarë dhe 11 të tjerë u plagosën pas trazirave midis dy bandave rivale.

Forcat e ushtrisë arritën të marrin nën kontroll situatën në burgun Litoral në Guayaquil. “Të burgosurit dolën në tarracat e burgut dhe qëlluan me armë në drejtim të një bande rivale”, tha një drejtori i policisë në Ekuador. Ndërkohë, drejtori i burgjeve konfirmoi se të paktën 7 persona mbetën të plagosur gjatë tentativës për t’u arratisur nga burgu.

Banorët pranë burgut thanë për mediat lokale që kishin dëgjuar të shtënat rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të hënës, të cilat zgjatën deri në orët e para të së martës. Me dhjetëra ushtarë janë vendosur tashmë për të mbajtur nën kontroll të burgosurit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?