Përplasje me armë në një klub, vriten 3 persona, plagosen disa të tjerë
Një përplasje me armë ka ndodhur në një klub bouling në Los Angelos, ku tre persona mbetën të vdekur dhe të paktën 4 të tjerë u plagosën pasi një sherri masiv degjeneroi në përplasje me armë.
Pamjet amatore të publikuara nga mediat lokale, tregojnë masakrën dhe viktimat që la pas sherri. Dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit që përjetuan.
“Shumë njerëz vrapuan të fshiheshin prapa barit. Ishte një situatë e vështirë. Njerëz të shtrirë përtokë, shumë prej tyre bërtisnin, kërkonin të afërmit e tyre”, tha një dëshmitar. Policia nuk ka arritur ende të arrestojë autorët e kësaj masakre.
KOHA JONË SONDAZH

