Përplasjet e armatosura Izrael-Palestinë, Benjamin Netanahu provokon: Do vazhdojnë goditjet kundër militantëve
Kryeministri i Izrealit, Benjamin Netanyahu kërcënon se goditjet në Gaza nga shteti i tij do të vijojnë kundër grupeve militante të Hamasit.
Netanyahu thotë se është vetëm fillimi i sulmeve teksa thotë se goditjet e radhës do të jenë të tilla sa militantët e Gazas nuk i kanë parë as në ëndrra.
Dhjetëra persona kanë vdekur deri më tani prej sulmeve ajrore si nga Hamasi mbi Jeruzalem ashtu dhe nga Izraeli në Gaza. Shteti izraelit deklaroi se ka vrarë 16 militantë të Hamasit gjatë një sulmi ajror në Gaza.