Përplasjet me Turqinë dhe kriza e refugjatëve/ Greqia zgjat kohën e shërbimit ushtarak

Greqia po kërkon që të forcojë ushtrinë nëpërmjet rekrutimeve të reja. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos ka njoftuar se së shpejti qeveria do të marrë vendimin për të zgjatur shërbimin ushtarak të detyrueshëm nga 9 muaj që është tani, në 12 muaj.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë që ushtria greke të forcohet me elementë të rinj, kryesisht në Evros ku do të vijnë shumica për të shërbyer.

Greqia ka tashmë probleme të mëdha në kufirin detar lindor, nga njëra anë me Turqinë dhe nga ana tjetër dyndjet e refugjatëve nga Afrika dhe Lindja e mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?