Përshkallëzohet konflikti mes armenëve dhe azerëve, tashmë futet në mes dhe Erdogan
Presidenti turk, Recep Taip Erdogan e përshkroi Armeninë si kërcënimin më të madh për paqen në rajon për shkak të konfliktit me Azerbajxhanin në rajonin e Nago-Karabakut.
Tensionet u ndezën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të dielën për shkak të përplasjeve ku Jaraveni tha se forcat azerbajxhane granatuan rajonin e Nagorni-Karabakut, ndërsa në anën tjetër Baku i akuzoi forcat armene për bombardimet që kryen ndaj tyre tek pozicionet ushtarake dhe civile, raporton Telegrafi.
“Komuniteti ndërkombëtar, i cili nuk ka qenë në gjendje të japë përgjigjen e nevojshme ndaj agresionit provokues të Armenisë, po tregon edhe një herë standardet e dyfishta,” shkroi Erdogan në llogarinë personale në Tëitter, duke shtuar se Turqia do të “vazhdojë gjithnjë e më shumë të solidarizohet me Bakun”.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov folën me telefon në lidhje me përplasjet e së dielës, tha Ministria e Jashtme Turke.