Përveç mjekëve dhe infermierëve, ky është profesioni për të cilin europa do jetë në krizë
Gjermania normalisht punëson 30,000 punëtorë sezonalë për korrjen e asparagus, duke përfshirë 5,000 vetëm në shtetin e Brandenburgut. Për shkak të koronavirusit puntorët bujqësorë që vijnë nga shtete të ndryshme, nuk mund të hyjnë në Gjermani.
Por asparagus është vetëm maja e një problemi me të cilin fermerët evropianë së shpejti do të përballen. Gjermania do të ketë nevojë për afro 300,000 punëtorë bujqësorë sezonalë këtë vit. Franca, ku sezoni i luleshtrydheve po afron, ka nevojë për 200,000 gjatë tre muajve të ardhshëm; midis një e treta dhe dy të tretat zakonisht vijnë nga jashtë.
Hollanda është eksportuesi më i madh bujqësor në Evropë, por shumica e punëtorëve që merreshin me mbledhjen e domateve dhe trangujve vijnë nga Evropa Lindore, gjë që këtë vit mund të jetë e pamundur.