Pesë 13 vjeçarë arrestohen për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tyre

Katër djem dhe një vajzë, të moshës 13 dhe 14 vjeç, janë arrestuar mëngjesin e sotëm si bashkëpunëtorë të një komploti për vrasjen e një adoleshenti 13 vjeçar.

Policia e Thames Valley ka thënë se 13 vjeçari vdiq pas plagëve të shkaktuara nga një thikë natën e kaluar.

Ai u gjet i plagosur pranë një fushe golfi në Emmer Green, Berkshire, në orën 4 të mëngjesit dhe ndërroi jetë para se të shkonte në spital.

Oficeri Kevin Brown tha:” Ne kemi arrestuar pesë të rinj, por do t’i lutesha kush ka informacion në lidhje me atë që ka ndodhur të kontaktojë më ne.”

Shërbimet e emergjencës arritën në skenën e ngjarjes pak para orës 16:00 por ai nuk arriti të mbijetonte.

Raportet e pakonfirmuara raportojnë se adoleshenti, emri i të cilit nuk është bërë akoma i ditur, është qëlluar me thikë në pjesën e pasme të qafës.

Familja e viktimës është lajmëruar dhe policia tha se nuk do të lerë “gurë pa lëvizur” për të gjetur vrasësin e tij.

Policia beson se ai është sulmuar nga dy ose tre persona të cilët janë larguar.

“Është një tragjedi. Unë nuk kam dëgjuar se çfarë e shkaktoi ngjarjen , por fakti që ka ndodhur në një fushë golfi është shumë i pazakontë,” tha një banor i lagjes.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe është duke kryer hetime në çdo shtëpi brenda kordonit policor.

SHKARKO APP