FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Peshkatari gjen 45 kg kokainë në det, e pret burgimi i përjetshëm

Një peshkatar në Florida mund të përballet me burgim të përjetshëm, pasi në anijen e tij të peshkimit u gjet një sasi e madhe droge prej 45 kg kokainë.

Burrit i quajtur Thomas Zachary Breeding, iu gjet droga teksa ishte duke peshkuar në Panama City, Florida. “Unë isha duke punuar si kapiten i anijes në linjën e gjatë jashtë Panam City, kur kam gjetur një paketë që përmbante 20 kg kokainë”, shkroi ai për News Herald.

“Unë nuk e di se si droga erdhi në anije pasi kurrë në jetën time nuk jam përfshirë në tregtinë e drogës. Unë kam punuar vetëm si peshkatar komercial”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pesë persona u arrestuan për rastin në verën e vitit 2016, nën akuzën e shpërndarjes së substancave të ndaluara. Të pesë personat janë në burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo situatë ka ndryshuar jetën time dhe mënyrën e të menduarit dhe më bëri të vetëdijshëm për disa nga rreziqet që mund të gjenden në det të hapur”, shkroi burri së fundi nga burgu në Washington County, ku ai është duke u mbajtur. “Unë do të doja që të informoja njerëzit mbi rreziqet dhe se çfarë mund të bëhet nëse ndodheni në një situatë të tillë”, tha gjithashtu.

Dënimi për ta do të shpallet më 16 shkurt, dhe burri rrezikon burgim të përjetshëm dhe një gjobë prej 4.28 milionë dollarë.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?