Peshkopi në Kishën e Anglisë, rrëfen se është homoseksual

Peshkopi i Grantham është bërë i pari peshkop në Kishën e Anglisë që ka zbuluar publikisht se është homoseksual dhe në një marrëdhënie.

“Daily Express”, raporton se Nicholas Chamberlain tha se prej kohësh ai është në një marrëdhënie me partnerin e tij.

Letra e bërë publike nga “Guardian” të premten ku thuhet se kërcënimi ndaj Peshkopit, ka qenë se do bëhej publike historia në lidhje me seksualitetin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha: “Nuk ishte vendimi im për ta bërë publike një gjë kaq të madhe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njerëzit e dinë se unë jam homoseksual, por kjo nuk është gjëja e parë që unë do të them për të gjithë”,- u shpreh ai.

Ai tha se ishte në dijeni të orientimit të tij seksual, kur u emërua në nëntor të vitit të kaluar.

Justin Welby, Kryepeshkopi i Canterbury-t, tha se seksualiteti i Chamberlain është “krejtësisht e parëndësishme”.

Ai shtoi: “Unë jam dhe kam qenë plotësisht i vetëdijshëm për peshkopin Nick. Emërimi i tij si Peshkopi i Grantham është bërë në bazë të aftësive të tij. Ai jeton brenda udhëzimeve dhe seksualiteti i tij është krejtësisht i parëndësishën në zyrën e tij”.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?