Petraeus: ISIS-i mundet me armë dhe politikë

 

Ish-shefi i CIA-s, David Petraeus, është shprehur se ISIS-i mund të mposhtet vetëm me anë të një bashkërendimi të përpjekjeve ushtarake dhe politike.

“Ekstremistët me fuqi industriale nuk mund të përballohen vetëm me forcën e armëve. ISIS-i është një kundërshtar i jashtëzakonshëm”, tha Petraeus.

Gjenerali në pension tha se humbja e Ramadit është një humbje strategjike: “Mendoj se Ramadi do të rifitohet brenda pak javësh, por ishte një hap mbrapa”.

Pasi komandoi trupat ndërkombëtare në Irak dhe Afganistan, David Petraeus u bë shefi i CIA-s, por u detyrua të linte postin në vitin 2012, pasi iu zbulua një lidhje jashtë-martesore.

SHKARKO APP