Pezullimi i Spanjës nga aleanca? NATO reagon pas zërave

NATO ka deklaruar se nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor për pezullimin apo përjashtimin e vendeve anëtare, pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë shqyrtuar masa ndaj Spanjës për qëndrimin e saj në lidhje me konfliktin me Iranin.

Një email i brendshëm i Pentagonit ka sugjeruar mundësinë e ndëshkimit të aleatëve që sipas SHBA nuk kanë mbështetur mjaftueshëm fushatën e saj. Një zyrtar i NATO-s i tha BBC-së se traktati themelues i aleancës “nuk parashikon asnjë dispozitë për pezullim apo përjashtim”.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez i hodhi poshtë këto raportime, duke theksuar se vendi i tij vepron mbi baza zyrtare dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Spanja ka refuzuar përdorimin e bazave të saj ajrore për sulme ndaj Iranit, pavarësisht pranisë së bazave ushtarake amerikane në territorin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Administrata amerikane ka shtuar kritikat ndaj aleatëve evropianë. Presidenti Donald Trump ka deklaruar më herët se aleanca e NATO-s është shpesh “një rrugë me një kah”, duke akuzuar partnerët për mungesë angazhimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?