Pfizer fillon eksportimin e vaksinave ndaj Covid-19, të prodhuara në SHBA

Medical syringes are seen with Pfizer company logo displayed on a screen in the background in this illustration photo taken in Poland on October 12, 2020. (Photo illustration by Jakub Porzycki/NurPhoto via Getty Images)

Dërgesa e vaksinave kundër Covid-19, të kompanisë Pfizer Inc për Meksikën këtë javë përfshin doza të prodhuara në fabrikën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe sasi të tjera vaksinash pritet të vazhdojnë të eksportohen në vende të tjera, i tha agjencisë së lajmeve Reuters të enjten një burim me dijeni mbi këtë çështje.

Kjo është hera e parë që një dërgesë vaksinash, e prodhuar në fabrikën e kompanisë Pfizer në Kalamazu të Miçiganit, shkon jashtë Shteteve të Bashkuara pas një kufizimi mbi eksportimin e saj të vendosur nga administrata e ish-presidentit Trump që skadoi në fund të marsit, tha burimi.

Qeveria amerikane ka qenë nën presion në rritje në javët e fundit për t’ua dhënë vaksinat e tepërta vendeve të tjera në nevojë të jashtëzakonshme pasi ajo po bën përparim të shpejtë në vaksinimin e popullsisë së saj. Shumë vende, ku virusi është ende jashtë kontrollit, po përpiqen të marrin furnizime me vaksina për të ndihmuar në zbutjen e pandemisë. Pfizer ka dërguar më shumë se 10 milionë doza në Meksikë deri më tani, duke u bërë furnizuesi i saj më i madh i vaksinave kundër Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e shëndetësisë e Meksikës tha se po merr 2 milionë doza nga kompania Pfizer këtë javë. Nuk është ende e qartë se sa prej tyre do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Pfizer prodhon vaksinën e saj kundër Covid-19 në partneritet me kompaninë gjermane BioNTech SE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?