Pfizer konfirmon marrëveshjen me Kosovën
Kompania Pfizer ka konfirmuar marrëveshjen që ka arritur me qeverinë e Kosovës për furnizimin me një sasi të konsiderueshme vaksinash gjatë vitit 2021.
Një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Vitia u shpreh pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës se është arritur një marrëveshje me kompaninë e njohur për sigurimin e më shumë se 1.2 milionë vaksinash Pfizer gjatë vitit.
Vitia nuk e publikoi marrëveshjen e arritur duke thënë se ajo është konfidenciale.
Kjo është kontrata e parë që Kosova ka arritur të nënshkruajë me ndonjë kompani farmaceutike për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.