Pfizer nis provën e vaksinës tek fëmijët

Kompania farmaceutike BioNtech/Pfizer ka nisur vaksinimin tek fëmijët nga 6 muajsh deri në 11 vjeç, për të parë efektivitetin e saj te kjo kategori. Qëllimi i kësaj prove është zbulimi i dozës ideale për fëmijët e moshave të ndryshme. Prova do të testohet me tre doza të ndryshme, 10, 20 dhe 30 mikrogramë dhe së pari do të jetë tek fëmijët nga 5-11 vjeç, më pas nga 2 deri në 4 dhe në fund nga 6 muajsh deri në 2 vjeç.

Aktualisht pjesë e provës janë 144 fëmijë, por pasi të përcaktohet doza e duhur, eksperimenti do të marrë përmasa më të gjëra duke testuar 4 mijë 500 fëmijë. Kompania synon që në gjysmën e dytë të vitit 2021 të ketë një rezultat dhe të mund të bëhet i mundur autorizimi i vaksinës tek fëmijët nën 12 vjeç.

Në fillim të këtij muaji, Moderna njoftoi se kishte filluar një provë të vaksinës Covid-19 te fëmijët e moshave nga 6 muaj deri në 11 vjeç. Edhe vaksina amerikane “Johnson & Johnson” po planifikon gjithashtu të testojë vaksinën e saj COVID-19 tek fëmijët dhe foshnjat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?