Pfizer: Pilula kundër Koronës mposht variantin Omicron dhe ul rrezikun e vdekjes
Pilula kundër COVID-19 e kompanisë Pfizer ul rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes deri në 90 për qind dhe do të funksionojë kundër variantit Omicron, pohoi sot prodhuesi i vaksinave.
“Një studim i më shumë se 2,200 të rriturve të rrezikuar zbuloi se ilaçi, i quajtur Paxlovid, ul rrezikun e rezultateve të rënda me 89 për qind.
Dhe një provë e veçantë e pilulës te të rriturit e shëndetshëm zbuloi se marrja e saj brenda pak ditësh nga vuajtja e simptomave të COVID-19 ul mundësinë për t’u shtruar në spital me 70 për qind”, tha Pfizer, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, testet laboratorike sugjerojnë se Paxlovid do të vazhdojë të ofrojë një përgjigje ‘të fuqishme’ kundër variantit Omicron.
Rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar deri më tani një pilulë në shtëpi në luftën kundër COVID-19. Por molnupiravir, i prodhuar nga Merck dhe Ridgeback me bazë në SHBA, do t’u jepet vetëm njerëzve të moshuar dhe në rrezik brenda 48 orëve nga kapja e virusit si pjesë e një pilot që pritet të nisë deri në fund të vitit.
Prova Pfizer e Paxlovid regjistroi 2,246 të rritur në rrezik, gjysmës së të cilëve iu dha pilula brenda pesë ditëve nga simptomat e tyre të para të COVID-19 si pjesë e provave të fazës dy dhe tre, ndërsa grupi i mbetur mori një pilulë placebo.
Ata zbuluan se ilaçi, i cili merret nga goja çdo 12 orë për pesë ditë, ‘ul ndjeshëm’ rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89 përqind kur merret brenda tre ditëve nga simptomat, krahasuar me grupin placebo.