Pinë lëng portokalli të skaduar, humbin jetën 10 persona në Nigeri

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë shtruar në spital pasi pinë lëng portokalli të skaduar në Nigeri.

Pijet e prodhuara në vend zakonisht blihen me shumicë nga dyqanet lokale ose shitësit e rrugës dhe përgatiten duke shtuar ujë. Në një video mesazh, Aminu Ibrahim Tsanyawa, komisioneri i shëndetit në Kano, tha se më shumë se 400 njerëz  ishin sëmurë pasi kishin konsumuar lëng portokalli të skaduar.

Simptomat e pacientëve përfshijnë të vjella, diarre dhe gjak në urinë. Disa kanë raportuar gjithashtu se kanë marramendje.

Hetimet ende vazhdojnë ndërsa qeveria i ka kërkuar popullit që të kontrollojë datat e skadencës. Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse uji i ndotur në përgatitjen e pijeve mund të jetë një shkak për ngjarjen e rëndë.

SHKARKO APP