Pjesa e personave të rrezikuar, do të jenë vaksinuar brenda marsit

Britania e Madhe do të nisë nesër procesin e vaksinimit kundër koronavirusit, i cili do të fillojë me stafin mjekësor dhe personat më vulnerabël.

Në një komunikatë për shtyp, zëdhënësi i qeverisë bëri me dije se brenda muajit mars pjesa më e madhe e personave të rrezikuar do të jenë vaksinuar nga koronavirusi.

Ai nuk konfirmoi që brenda vitit Britania do të ketë rreth 4 milionë doza të vaksinës së Pfizer, duke thënë se kjo gjë do të varet nga shkalla e procesit të prodhimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personat që do t’i nënshtrohen vaksinës tashmë janë caktuar nga Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëdhënësi i Johnson gjithashtu shtoi se numri i dozave do të rritet ndjeshëm nëse dy vaksinat e tjera për të cilat është kryer prenotimi do të marrin miratimin nga rregullatorët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?