Plani franko-gjerman, Vuçiç: S’ka përparim në Europë nëse nuk bashkëpunojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se nuk është e lehtë të gjendet diçka në planin franko-gjerman për Kosovën që do t’i entuziazmonte përfaqësuesit e Serbisë. Ai tha se ky plan de facto është bërë një kornizë e re negociuese për Republikën e Serbisë.

“Që ta kuptojnë njerëzit, nuk ka përparim për ne në Evropë nëse nuk bashkëpunojmë për këtë çështje. Të gjithë ditët e fundit e kemi parë versionin e parë, i cili nuk ndryshon shumë nga versioni i dytë, në media të ndryshme, të ashtuquajturin plan franko-gjerman, që nuk është më kaq, por shumë më tepër se kaq. Por unë kam frike se askush nuk ka dashur të flasë për kontekstin dhe me çfarë po ballafaqohet Serbia në të vërtetë”, tha Aleksandër Vuçiç.

SHKARKO APP