Plani gjerman për hapjen e shkollave dhe të dyqaneve

Kur në Shqipëri po bëhet gati ligji për dënimin e personave që thyejnë karantinën, në Gjermani po mendohet rifillimi i jetës. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha se shkollat do të hapin dyert kryesisht për studentët në vitet e fundit më 4 maj.

Sallonet e bukurisë gjithashtu mund të hapen më 4 maj nëse marrin masa për të siguruar higjienën e klientëve. Dyqanet me sipërfaqe deri në 800 mijë metra katrorë, libraritë, shitësit e biçikletave dhe makinave, kanë të drejtë t’i rikthehen punës që të hënën.

Distancimi social do të jetë i detyruar deri më 3 maj dhe grumbullimet madhore, si koncertet dhe festivalet e birrës, do të ndalohen deri në fund të gushtit. Nga ana tjetër, Merkel nxiti njerëzit të mbajnë maska në publik, teksa udhëtojnë dhe teksa bëjnë pazarin, por nuk i bëri të detyrueshme. “Kemi arritur diçka që s’ishte e sigurt. Sistemi ynë i shëndetësisë nuk pësoi kolaps”.

SHKARKO APP