Plani i Biden/ SHBA do të blejë 500 milion doza të Pfizer për 100 vende të botës, ja kur shpërndahen

Administrata e Presidentit të SHBA, Joe Biden do të blejë 500 milion doza të vaksinës Pfizer për t’i shpërndarë në 100 vende të botës në 2 vitet e ardhshme.

Rreth 200 milion doza do të shpërndahen vetëm brenda këtij viti, kurse 300 milion të tjerat në 2022.

Ky është plani i Biden për të ndihmuar botën për të kaluar pandeminë, teksa kryesisht me vaksina do të ndihmohen vendet e varfra që kanë ngelur pas me këtë process.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë këtë muaj Biden fillon vizitën e tij të parë jashtë SHBA si President ku do të takohet me disa zyrtarë në Europë dhe me Putinin ën Gjenevë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?