Plazhet në Florida mbushen me njerëz 30 minuta pas hapjes

Turmat e plazhistëve kanë zbarkuar në plazhet e Jacksonville, Florida, pasi brigjet u rihapën për publikun megjithë pandeminë koronavirus.

Plazhet e Jacksonville u rihapën në orën 5 të premten nën orë të kufizuara, ndërsa Florida regjistroi rritjen e saj më të lartë ditore në rastet e konfirmuara të koronavirusit.

Fotografitë tregojnë banorët entuziastë që brohorisnin teksa dilnin mbi rërë, pas disa javësh mbyllje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Departamenti i Shëndetit në Florida tha se rastet e konfirmuara në shtet u rritën me 1421 të premten, numri më i lartë një ditor. Numri i përgjithshëm i rasteve në Florida tani është 24,753. Numri i vdekjeve ka arritur në 726, një rritje ku janë shënuar 58 viktima në 24 orët e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Plazhet e Jacksonville do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 6 e mëngjesit deri në 11 e mëngjesit dhe nga ora 17:00 në 20:00 për ushtrime të tilla si ecje dhe not vetëm. Ndalohen banjot e diellit, karriget, peshqirët ose shtrirjet në breg, dhe rojtarëve të plazheve u kërkohet të qëndrojnë gjashtë metra larg.

Rreth orës 8 të mëngjesit të së premtes, shumë njerëz tashmë kishin dalë nga plazhi, duke iu përmbajtur shtetrrethimit.

Kryetari Lenny Curry paralajmëroi të premten:

Nëse për ndonjë arsye kthehet në vatër helmuese, ne do të vendosim mbylljen përsëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?