Plot 70 liderë botërorë në Londër për të mbledhur 9 mld $ për Sirinë

Liderët e fuqive ndërkombëtarë do të mblidhen në një konference donatorësh në Londër që do të shërbejë për ngritjen e një fondi i cili do t’u vijë në ndihmë qytetarëve sirianë që janë prekur nga lufta.

Sipas parashikimeve, kjo shifër pritet të arrijë në 9 miliardë dollarë, ose thënë ndryshe 8.3 miliardë euro.

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm 70 liderë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Kryeministrin e Britanisë së Madhe David Cameron si dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shuma që do të grumbullohet do të vendoset në funksion të edukimit dhe krijimit të vendeve të punës për sirianët të cilët kanë emigruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paratë do të shpërndahen në një mënyrë të kontrolluar kryesisht në vendet që strehojnë një numër të lartë azil-kërkuesish. Kontribuesit më të mëdhenj në këtë konferencë pritet të jenë Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe me përkatësisht 2 dhe 1.4 miliardë euro.

Si pasojë e luftës në Siri, sipas përllogaritjeve të bëra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Gjithashtu, OKB ka dalë në përfundimin se 1.5 miliardë euro janë të nevojshme për edukimin e të fëmijëve, pasi në të kundërt atë do të kthehen në një gjeneratë e pashkolluar. Konflikti në Siri, nisi afro 5 vite më parë gjë që detyroi miliona njerëz që të lënë shtëpitë.

Bisedimet për paqe që nisën në Gjenevë disa ditë më parë nuk përfunduan me një marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës siriane. Dialogu pritet të rinisë më datë 25 shkurt, me ndërmjetësimin e të deleguarit special të OKB-së, Stafan de Mistura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?