Po, 47 mijë euro në një jaht luksoz, vetëm për një natë

47 mijë euro për një natë në një jaht luksoz i cili ofron suita në madhësinë e një vile. Në fakt ‘Four Seasons Yachts” do të ketë suita me dritare nga dyshemeja deri në tavan dhe tarraca në natyrë si dhe pishina të jashtme

Kur ‘Four Seasons Yachts’ të debutojë me anijen e saj të parë me 95 suita në janar 2026, mund të themi se do të jetë lundrimi më i shtrenjtë ndonjëherë. Shtatë netë në Karaibe do të kushtojnë jo më pak se 20.000 dollarë për suitë, me deri në 330.000 dollarë për suitën prej gati 930 metrash katrorë që ndodhet përballë oxhakut të lartë të anijes, sipas Bloomberg.

Ajo që dikush blen me këto para është hapësira. Me një zhvendosje prej 34.000 ton dhe një gjatësi prej 220 metrash dhe vlerë 400 milionë euro, Four Seasons 1 ka të njëjtën madhësi me anijet turistike që transportojnë 700 pasagjerë, megjithëse ajo transporton një maksimum prej 222. Ajo që nuk përfshihet në çmimin prej 47.000 dollarësh për natë është shampanjë falas, apo edhe dreka dhe darka. Pikërisht kjo është çështja: Four Seasons Yachts nuk synon udhëtarët e rastësishëm, por klientët e kompanisë Four Seasons Hotels dhe besnikët e markës, të cilët janë mësuar të paguajnë lehtësisht. Të gjitha suitat do të kenë dritare nga dyshemeja deri në tavan dhe tarraca në natyrë, ku më e vogla do të jetë mbi 50 metra katrorë. Suitat kryesore janë të madhësisë së vilës, me pishina të jashtme.

Çmimi i jahtit është në përputhje me suitat më të mira të hoteleve luksoze në mbarë botën. Mysafirët e tij janë mësuar të paguajnë 40.000 dollarë në natë për një suitë presidenciale kur vizitojnë qytetet kryesore anembanë botës. Por çmime të tilla janë të padëgjuara për një lundrim. Four Seasons 1 mund të ketë vetëm 95 suita, por do të ofrojë 11 zona ngrënieje dhe sallonesh. Çmimi i dhomës përfshin vetëm mëngjesin. Çdo gjë tjetër është me pagesë. Përveç mëngjesit, do të ketë kafe dhe pije joalkoolike.

Anija do të ketë po aq anëtarë ekuipazhi sa të ftuar, një raport jo aq i pazakontë në hotelet luksoze, por unik për një lundrim. Në 10 itineraret e shpallura – dimri në Karaibe, i ndjekur nga pranvera dhe vera në Mesdhe – Four Seasons duket se po ndjek turmën e jahteve private në porte dhe destinacione të vogla si St. Barts, Ishujt Grekë dhe St.-Tropez.

Në vitin 2025, Four Seasons 1 është planifikuar të vizitojë afërsisht 130 porte në 30 vende. Procesi i rezervimit është jotransparent duke filluar me ftesa vetëm për të klientët e rregullt të Four Seasons. Palëve të interesuara iu kërkua të paguanin 10.000 dollarë për suitë për t’u regjistruar në një listë pritjeje.

Lundrimi më i shtrenjtë në botë: 47.000 euro një natë – Listë ‘misterioze’ pritjeje për suitat...

Dorina Kurtaj / SCAN

SHKARKO APP