Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Po hetonte sulmin terrorist në studion televizive në Ekuador, vritet me breshëri plumbash prokurori

Bota E enjte, 18 Janar 2024 11:35
Po hetonte sulmin terrorist në studion televizive në Ekuador, vritet me breshëri plumbash prokurori
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një prokuror që po hetonte sulmin terrorist në një studio televizive në Ekuador javën e kaluar është vrarë, thonë autoritetet.

César Suarez u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil, provincën Guayas të mërkurën, tha prokurori i përgjithshëm. Nuk është e qartë nëse vdekja e Suarez është e lidhur me hetimin e tij për sulmin në stacionin televiziv.

Javën e kaluar, persona të maskuar hynë në studion e kanalit televiziv publik TC gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë dhe kërcënuan stafin me armë. Pamjet drejtpërdrejt në transmetim treguan gazetarin Jose Luis Calderon duke iu lutur personave të armatosur, ndërsa stafi i stacionit u detyrua të ulej ose të shtrihej në dyshemenë e studios.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një kameraman u qëllua në këmbë, ndërsa një tjetri u thye krahu gjatë sulmit, tha zëvendësdrejtori i lajmeve në TC. Mediat lokale raportojnë se Suarez u qëllua teksa po ecte me makinë, pranë zyrës së tij. Pamjet e paverifikuara në rrjetet sociale tregojnë një automjet me vrima plumbash në dritare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në një intervistë me gazetën El Universo një ditë para vdekjes së tij, Suarez tha se atij nuk i ishte dhënë mbrojtje policore pavarësisht se kishte marrë në pyetje 13 personat e arrestuar pas sulmit në stacionin televiziv. Vrasja e tij është e fundit në një mori incidentesh të dhunshme në të gjithë Ekuadorin, që pas arratisjes së dy liderëve të bandës nga burgu, qindra rojeve të burgut të marrë peng dhe shpërthime në disa qytete.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 8 orësh
BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 10 orësh
Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Para 11 orësh

Presidenti Daniel Noboa shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore dhe urdhëroi ushtrinë të “neutralizonte” 22 grupe të armatosura të cilat ai i ripërcaktoi si organizata terroriste. Duke reaguar ndaj vdekjes së Suarez, Prokurorja e Përgjithshme Diana Salazar tha: “Është e pamundur të mos lëndohesh nga vdekja e një kolegu në luftën kundër krimit të organizuar. Ne do të qëndrojmë të vendosur në emrin e tij, për të, për vendin, për drejtësinë. Faleminderit për punën tënde, César. Pusho në paqe“, shkroi ajo në X.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 5 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 6 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 16 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.